E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrocentrali i Devollit punimet nisin ne 2013

Konsorciumi austriako-norvegjez që ka marrë me koncesion kaskadën e Devollit ka prezantuar gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha projektet për tre hidrocentralet që do të ndërtohen në këtë kaskadë.

Drejtuesit e kompanive "Shtadkraft" dhe "EVN" thanë se tre hidrocentralet do të prodhojnë energji për rreth 140 mijë familje me një kapacitet vjetor prej 800 gigavat.

Kryeministri e cilësoi projektin si investimin më të madh në një hidrocentral në gjithë kontinentin europian. Ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e Devollit pritet të fillojë gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë rreth 6 vjet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›