E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Durresit tatimoret gjoba dhe sekuestrime

Nisja e sezonit turistik është shoqëruar me një grup masash nga organet shtetërore që synojnë disiplinimin e shërbimit dhe mallrave të ofruara për pushuesit, si dhe një konkurrencë të ndershme midis subjekteve në treg.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës kanë ndërmarrë një aksion kundrejt plazheve private të palicensuara. Aksioni ka nisur nga plazhi i Currilave në afërsi të shëtitores bregdetare për të vijuar përgjatë të gjithë plazhit të madh deri në sektorin “Hekurudha” dhe gjatë ushtrimit të kontrollit janë konstatuar 12 plazhe private që ushtronin aktivitetin pa licensë.

Tatimorët kanë ndërhyrë duke vendosur gjoba dhe konfiskuar çadrat dhe shezllonet. Bashkia e Durresit kete sezon ka vendosur te lere siperfaqe per kater plazhe publike nga tre te lena gjate viteve te meparshme, por edhe keto ne menyre te padrejte zaptohen nga subjektet duke i detyruar pushuesit drejt marrjes se sherbimit me pagese.
Turizmi
Pushuesit në Pogradec
“Rally Albania 2012” mbërrin në Shëngjin
Turizmi, Durrësi me probleme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›