E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higjiena urbane, Vasilikritika Inspektoratit Sanitar

TIRANE- Duke bërë bilancin e punës së Inspektoratit Sanitar në fund të sezonit veror, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh se ka munguar vendosmëria për tu përballur me problemet e higjienës urbane, sic mund të jenë zhurmat e padurueshme, kontrolli mbi mbeturinat apo niveli hidrosanitar i lokaleve apo ambienteve të tjera të frekuentuara nga turistët.

“Këtij bumi të jashtëzakonshëm turistësh, jo në të gjitha rastet Inspektoratit Sanitar i është përgjigjur me vendosmërinë e duhur, në mënyrë të vecantë për cështje që lidhen më mënyrë të vecantë me cështje të higjienës urbane. Shpesh herë është vërejtur dhe një tërheqje përpara presionit të disa bizneseve për të vazhduar shkeljen e rregullave”u shpreh Vasili.

Si reflektim për këtë situatë dhe rimodelimin e punës, ministri Vasili njoftoi marrjen e masave administrative si vërejte apo paralajmërim për përjashtim për disa nga drejtorët e shëndetit publik në disa nga qytetet kryesore turistike. Më tej, Vasili shtoi se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›