"Vizat" Fajon prezantonraportin e ekspertëvepër Shqipërinë
BRUKSEL- Pas sezonit të pushimeve të verës, rinis axhenda e institucioneve të BE lidhur me procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Pas monitorimit të delegacionit të Komisionit Europian lidhur me progresin e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve për liberalizimi e vizave, kjo çështje do të jetë ndër temat që do të diskutohen në komisionin për drejtësinë dhe punët e brendshme të Parlamentit Europian.
Siç thuhet në axhendën e publikuar në faqen zyrtare në internet, të Parlamentit Europian, sot pasdite në Bruksel raportuesja për Shqipërinë, Tanja Fajon, do të prezantojë përpara këtij komiteti konkluzionet që ekspertët e BE-së kanë nxjerrë gjatë vëzhgimit të tyre në Shqipëri gjatë kësaj vere, mbi plotësimin e kushteve për të merituar liberalizimin e vizave. Pas këtij prezantimi të Fajon, komiteti për drejtësinë dhe punët e brendshme do të dërgojë një formë të plotë të konkluzioneve tek kolegji i komisionerëve, i cili do tëjapë opinionin e tij.
Rekomandimi i komisionit do të kalojë për votim në Parlamentin Europian, i cili më pas do t'ia dërgojë ministrave të Brendshëm të BE-së për një vendim përfundimtar për heqjen ose jo të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Në draft raportin e eurodeputetes Fajon, të publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Europian, thuhet se Bashkimi Europian është një përkrahës i fuqishëm i heqjes së regjimit të vizave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilëve janë izoluar për shumë kohë.
“Heqja e regjimit të vizave, për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në dhjetor të 2009-ës tregoi se vendet e rajonit janë të afta të ndërmarrim reformat e nevojshme. Cdo përpjekje duhet bërë tani për të siguruar të njëjtën gjë për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën sa më shpejt të jetë e mundur.
(m.a/News24/BalkanWeb)