E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Bien në pus, vdesin 2 vëllezërit

Dy vëllezër kanë humbur jetën sot në fshatin Pezë-Helmës të Tiranës, ndërsa ishin duke pastruar një pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur dy vëllezërit Përparim dhe Hajri Pula përkatësisht 37 dhe 34 vjeç ishin duke pastruar pusin në momentin kur janë ndiher keq nga gazi i çliruar në fund të pusit dhe kanë kërkuar ndihmë.

Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar edhe vëllai tjetër Dritan Pula 23 vjeç dhe Asllan Jata 66-vjeç por pa mundur të bëjnë gjë pasi një masiv dheu ka rënë sipër tyre dhe ata kanë marrë plagë të rënda.

Këta të fundit janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku ndodhen në gjendje të rëndë ndërkohë që dy vëllezërit Përparim dhe Hajri Pula kanë mbetur të vdekur si pasojë e asfiksimit nga gazi. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton lidhur me ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›