Berat, arrestohetkryeplaku, lejoikultivimin e drogës
BERAT- Arrestohet sepse lejoi mbjelljen dhe kultivimin e Kanabisit, kryeplaku i fshatit Samaticë në Berat. Blutë e Beratit kanë arrestuar sot gjatë një operacioni të koduar “Samatica” kryeplakun e fshatit Samaticë Pëllumb Begaj 47 vjec dhe 2 persona të tjerë Bajram Cela 60 vjec dhe një 46 vjecare me iniciale L.C, të gjithë banues në fshatin Samaticë të Komunës Kutalli të Beratit.
Barjam çela dhe shtetësja me inicialet L.C janë arrestuar në flagrancë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 9 kg marijuanë gati për shitje dhe 60 rrënjë Kanabis Sativa në fazën e pjekjes.
Kryeplaku i fshatit Pëllumb Begaj është arrestuar për “shpërdorim detyre” pasi ai, në cilësinë e kryeplakut të fshatit Samaticë nuk ka kryer detyrën e përcaktuar me ligj për njoftimin në organin e policisë në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në këtë zonë që është zona më problematike në të gjithë qarkun prej disa vjetësh për kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
(m.a/News24/BalkanWeb)