Perez: Bale nuk është blerë me kredi

Presidenti i Realit të Madridit, Floretino Perez i përgjigjet në distancë akuzave të Gerard Pique, sipas të cilit shoqëria merengues ka mbështetjen e bankave dhe blerja e Bale është finalizuar pas një kredie të marrë nga kompania “Bankia”.
“Ajo që ka thënë Pique nuk është aspak e vërtetë. Ai është një djalë i mirë prandaj nuk e konsideroj si të drejtë deklaratën e tij. Ne nuk kemi kërkuar kredi nga Bankia apo çfarëdolloj institucioni tjetër bankar për të blerë uellsianin”, transmeton supersport.al./indeksonline/