E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain synon titullin e golashënuesit

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain ka pranuar se ndjek titullin e golashënuesit më të mirë në La Liga. Me dy golat në fitoren e thellë 5-1 ndaj Tenerifes, Higuain e ngriti kuotën e golave të tij në 16, një më pak se kryesuesit Lionel Messi dhe David Villa.

“Jam shumë i lumtur sepse jam më afër Pichichit (çmimi i golashënuesit më të mirë në La Liga). Mëkat që kam qëlluar shtyllën sepse kam ndjekur het-trikun kundër Tenerifes”, tha Higuain për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›