O’Neal përfundon sezonin e rregullt

Qendra e Cleveland Cavaliers, Shaquille O’Neal është operuar të hënën në gishtin e madh të dorës dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit të rregullt në NBA,- ka njoftuar klubi i tij.
Qendra gjigante ishte lënduar në fitoren e Cavaliers ndaj Boston Celtics të enjten. Analizat mjekësore kanë zbuluar një çarje që zakonisht kërkon 6-8 javë pushim. Kanë mbetur edhe shtatë javë deri në fund të sezonit të rregullt.
Por, O’Neal pritet të kthehet para fillimit të play-offit.