Real, favorit për Riberyn

Bayern Munich dhe Real Madrid pritet të fillojnë bisedimet rreth mesfushorit francez Franck Ribery, ka shkruar e përditshmja sportive spanjolle AS të hënën.
26 vjeçari kërkohet nga klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Manchester Unitedin dhe Chelsean, mirëpo gjiganti madrilen konsiderohet favorit për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
AS ka theksuar se paraqitja e mirë e Riberys në fitoren 1-0 ndaj Hamburgut të dielën ka bindur drejtuesit e Realit të fillojnë përpjekjet për transferimin e tij gjatë verës.