Hija e revolucionit ne Tunizi - nje vit pas ikjes se diktatorit Ben Ali

Presidenti i ri i Tunizise Moncef Marzouki nuk e ka pritur kete qe njerezit e deshperuar te dalin ne rruge dhe te brohorasin kunder tij fjalen e mirenjohur dgage - qe do te thote shporru. Kjo thirrje i ishte bere para nje vit diktatorit Zine el-Abidine Ben Ali. Por njerezit ne jug te Tunizise nderkohe jane te deshperuar edhe me udheheqjen e re politike.
Presidenti Marzouki dhe Kryeminstri i ri Hamadi Jebali perballen me kete mllef cdo here kur vizitojne kete rajon. Nje vit pas largimit te diktatorit Ben Ali Tunizia po perballet shpesh me demonstrata dhe greva. Gjendja eshte e keqe ne vecanti ne jugun ekonomikisht te pazhvilluar i cili ishte edhe djepi i levizjes per ndryshime demokratike. Shume tuniziane thone se gjendja e tyre eshte perkeqesuar pas ndryshimeve demokratike. Keshtu eshte edhe ne qytetin Gafsa ku papunesia arrin deri ne 40 . Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protestat vazhdojne edhe tani nje vit me pas.
Deshperimi i qytetareve ne jug te vendit
Me ne fund dicka duhet te ndryshoje Shikoje kete infrastrukture - ska asgje Kjo eshte nje katastrofe absolute Qeveria duhet te kujdeset per permiresimin e gjendjes ne Gafsa thote nje banor.
Qeveria ka premtuar zhvilllimin rajonal hapjen e shkollave te spitaleve dhe ndertimin e rrugeve ne shume vende si Gafsa. Ministri i Ekonomise Azzam Mahjoub thote se Tunizise i duhet me shume kohe per ndryshime.
Ne Tunizi mund te kete demokraci vetem atehere kur te kete zhvillim. Kur njerezit te verejne se vendi eshte ne rrugen e duhur ata do te kene me shume edhe durim. Por nese shohin se gjerat nuk po ndryshojne aspak atehere do te jete veshtire pohon ai.
Autoritetet kerkojne durim
Ne kete moment duket se deshperimi eshte shume me i madh se durimi. Ministri Azzam Mahjoub pohon se papunesia ne vend eshte 20 . Akademiket dhe te rinjte nuk gjejne pune. Turizmi ka rene ekonomia eshte ne stanjacion ndersa investitoret nuk kane ardhur sic eshte pritur. Jane keto pasoja te krizes financiare por edhe te revolucionit - ky eshte cmimi i larte i lirise.
Tregtari i perimeve Mohammed Bouazizi para nje vit kishte marre pjese ne protesta. Para disa ditesh ai doli ne rruge hodhi benzine mbi vete duke i vene flake trupit. Nga pasojat e djegieve humbi jeten ne spital. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Moncef Marzouki kerkon durim.
Duket se historia mund te perseritet thote pesimistet. Para nje viti protestat kane filluar per shkak te gjendjes se mjere ekonomike. Tani ata serish dalin ne rruge. Presidenti Moncef Marzouki thote se strukturat e reja po perpiqen te bejne reformat demokratike si parakusht per permiresimin e gjendjes
Ka demonstrata por pavaresisht problemeve te medha vendi po leviz perpara. Une po perpiqem qe tunizianeve tua bej te qarte se ne kemi nevoje per stabilitet politik nese duam te sjellim investitoret ne vend. Ata jane te gatshem por nese njerezit vazhdojne me protesta ne do te presim vete degen ku jemi ulur pohon presidenti.
Autor Alexander Gbel/Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani