E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA rivendosë marrëdhëniet me Birmaninë

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur marrëdhënie të plota diplomatike me Birmaninë dhe sic njoftoi Sekretarja e Shtetit, Hillary Klinton, procesi i shkëmbimit të ambasadorëve do të nisë shumë shpejt.

Njoftimi erdhi pak orë pasi disidentët më në zë politike të vendit u liruan nga burgu.

Lëvizja e përshkruar nga Presidenti Barack Obama si “hap i rëndësishëm përpara”, konsiderohej edhe një nga kërkesat kyçe të perëndimit për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtarë.

Ëashingtoni e tërhoqi ambasadorin nga Birmania në vitet e 90-ta, pasi liderët ushtarakë të vendit injoruan zgjedhjet e fituara nga Liga Kombëtare për Demokraci, e Aung San Su Ki-Se.

Sanksionet ekonomike të vendosura në mënyrë progresive mbi Birmaninë gjatë atyre viteve përfshinë embargon në armatim, ndalim udhëtimin për anëtarët e regjimit, ngrirjen e aseteve dhe bllokimin e investimeve.

Obama tha se vendimi i Birmanisë për të liruar qindra të burgosur politikë është “një hap i rëndësishëm përpara drejt reformave demokratike”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, e përshkroi lirimin e të të burgosurve si vendimin më të rëndësishëm deri më sot, sepse ai përfshin edhe një numër figurash të shquara politike, të cilët do të ndihmojnë pajtimin kombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›