Hije pallati në ish-Bllok

$(function() {
// Basic carousel, no options
$('#foo0_banner_dx4').carouFredSel();
// Basic carousel + timer
$('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({
items : 1,
direction : "down",
auto : {
easing : "elastic",
duration : 2000,
pauseDuration: 25000,
pauseOnHover: true
}
}).find(".slide").hover(
function() { $(this).find("div").slideDown(); },
function() { $(this).find("div").slideUp(); }
);
});
.list_carousel_banner_dx4 {
width: 636px;
height:100px;
overflow:hidden;
}
.list_carousel_banner_dx4 ul {
margin: 0;
padding: 0;
list-style: none;
display: block;
}
.list_carousel_banner_dx4 li {
width: 636px;
height: 100px;
padding: 0;
margin: 0;
display: block;
float: left;
}
TIRANE - Një prej vilave, në zemër të ish- Bllokut në Tiranë, e cila prej shumë vitesh përdoret si lokal, në fakt është një monument kulture i kategorisë II.
Në të shkurarën ajo është njohur si Vila Kareco, apo Vila 32, në rrugën 'Ibrahim Rugova'. Një dokument që publikon Top Channel është kërkesa e formuluar prej drejtorit të institutit të monumeneve Apollon Baçe datë 11.07.2013 i cili i propozon ministrit të Kulturës Visar Zhiti për t'ia hequr statutusin e objektit të “trashëgimisë kulturore".
Këtë propozim zoti Baçe e argumenton me faktin se kjo ndërtesë nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike për të gëzuar statusin monument kulture.
Kjo kërkesë e zotit Baçe bie ndesh me një vendim po të zotit Baçe në 2007-ën. Mësohet se ishte pikërisht vetë zoti Baçe, ai i cili e përfshiu këtë objekt në listën e “trashëgimisë Kulturore”.
Me të drejtë lind pyetja, përse për zotin Baçe ky objekt në vitin 2007 përmbante të gjitha vlerat për t'u quajtur trashëgimi kulturore ndërsa 6 vite më pas sipas tij nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike? Top-Channel tentoi të kontaktoi zotin Baçe për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, por e pati të pamundur pasi ai nuk përgjigjet në telefon.
Sakaq Ministria e Kulturës drejtuar prej ministrit në detyrë Visar Zhitit po për këtë çështje hesht. Zëdhënësja e kësaj Ministrie kontaktuar përmes telefonit tha se ishte me pushime dhe mund të komunikonim me drejtorin e kabinetit Enton Berraj, i cili deri këto moment nuk i është përgjigjur kërkesës tonë për të biseduar rreth kësaj çështje. Në të tilla kushte mbetet e paqartë nëse ministri Zhiti e ka pranuar këtë propozim të Institutit të Monumenteve.
Një pranim i mundshëm i këtij propozimi të Apollon Baçes prej ministit Zhiti do të thotë një monument kulture më pak për Tiranën dhe ndoshta një pallat më shumë në të ardhmen.
(Në foto: vila 32 në ish-Bllok)
Marrë nga "Top Channel"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)