E Diel, 1 Nëntor 2026

Hijet e korrupsionit mbulojne FIFA-n por Sep Blater mohon kategorikisht

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka mohuar kategorikisht se organi drejtues i futbollit botëror po kalon një krizë të thellë.

Dy ditë para zgjedhjeve, për presidentin e FIFA-s, njolla të mëdha korrupsioni kanë përfshirë këtë institucion. Sipas shtypit janë paguar shifra të majme për organizimin e botërorit 2022 në Katar dhe gjithashtu ka pasur mitmarrje gjatë kësaj fushate presidenciale, por Blater mohon kategorikisht.

“Krizë? Çfarë krize? Nëse dikush do të më shpjegojë se çfarë është kriza, atëherë unë do t’I jap një përgjigje. Të gjithë e shohim se futbolli është më I bukur dhe tërheq se kurrë. Ky sport nuk është në krizë,” – u përgjigj zviceriani.

Padyshim që fjalët e tij janë shumë larg me realitetin. Muhamed Bin Haman, ish-zv.presidenti i FIFA-s dhe rivali i Blaterit për postin e presidentit është pezulluar, ashtu si Xherk Uarner, kreu I konferederatës amerikano-veriore dhe qëndrore. Dy zyrtarët e lartë janë dënuar nga komisioni i etikës pranë FIFA-s, sepse kanë tentuar të blejnë votat në favor të Bin Hamanit. Kjo I ka hapur rrugën suksesit të Blaterit në zgjedhjet e një qershorit. Blater e ka mbyllur konferencën për shtypi sipas mënyrës së tij, pa I dhënë mundësi gazetarëve të nisin pyetjet e vërteta.

“Nuk dua të futem në debate me njerëz që krijojnë probleme. Dua të them vetëm një gjë: Që ti mund të bësh shaka dhe kjo është pjesë e sjelljes, por gjithashtu mund të jesh elegant dhe I respektueshëm, dhe kjo është sërish pjesë e sjelljes. Unë mendoj se kam mësuar shumë gjëra gjatë jetës ime. Edhe jetën si gazetar. Jam ende anëtar i shoqatës së gazetarëve sportiv dhe unë e di që kur dikush thotë, mbaroi, falemeniderit, atëherë konferenca është mbyllur.”

Sep Blater e udhëheq FIFA-n prej 14 vitesh. Ai nuk është më një figurë e pastrër, të paktën jo si paradhësi I tij brazilini Zhao Havelanzhe, njeriu që konsiderohet si themeluesi I futbollit modern.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›