E Diel, 1 Nëntor 2026

Nojkic Me veprat tona do te justifikojme prezencen ne parlament

DW Perse eshte me rendesi per serbet dalja ne zgjedhje. fare risie mund te sjellin ato per serbet

Nojkic Keto zgjedhje jane ndoshta shume me te rendesishme se te gjitha zgjedhjet e meparshme qendrore ne Kosove. Arsyet jane te shumta. Nje nga arsyet eshte se se shpejti priten bisedimet ndermjet Beogradit dhe Prishtines ku me siguri do te haset ne shume veshtiresi e pengesa ne lidhje me disa vendime ligjore. Qe disa probleme te zgjidhen eshte e nevojshme baza ligjore. Neqoftese nuk ka serbe qe te dine te propozojne zgjidhjet ligjore nuk do te kete ndryshime. Ne mandatin e kaluar serbet ne kuvendin e Kosoves kane qene te dobet dhe pasive me pasivitetin e tyre kane legalizuar te gjitha ligjet. Do te ishte shans historik qe serbet ne baze te planit te Ahtisarit te propozojne disa rregulla ligjore. Sepse para hyrjes ne fuqi te planit te Ahtisarit eshte dashur te behen disa ndryshime. Aktivitetet e serbeve kane qene te pakta asgje nuk ka ndodhur. Ne kemi sot nje mbrojtje shume te keqe institucionale. Parlamenti ka detyre te kontrolloje funksionimin e qeverise prandaj ne kete kuptim deputetet duhet te veshtrojne punen e qeverise te japin verejtje sugjerime te ndryshme. Kjo nuk ka ndodhur. Pra ka shume arsye perse serbet duhet te dalin ne zgjedhje.

Qendrimi ndaj thirrjeve te Beogradit dhe kishes

DW Qeveria ne Beograd eshte e mendimit se ende nuk jane pjekur kushtet per pjesemarrje te serbeve ne zgjedhje. Edhe sinodi i kishes ortodokse serbe ka deklaruar se nuk ka kushte qe serbet te dalin ne zgjedhjet e jashtezakonshme me 12 dhjetor. A do te kene keto ndikim ne uljen e numrit te atyre qe do te votojne

Nojkic Kisha eshte ankuar per vendimet ligjore lidhur me ceshtjet e prones se uzurpuar dhe kthimin e prones se kishes. Kjo eshte per te nje nder arsyet kryesore pse serbet nuk duhet te dilnin ne zgjedhje. Ne e kemi kuptuar si detyre shtepie qe nese do te hyjme ne parlament e te marrin besimin e votuesve nje nder detyrat prioritare do te jete te bejme zgjidhje ligjore se bashku me kishen ortodokse serbe dhe qeverine ne Beograd. Edhe qeveria ne Beograd ka thene se nuk jane krijuar kushtet. Por nuk do te kete as pasoja per asnje serb ne Kosove nese merr pjese ne zgjedhje si votues apo si kandidat. Njerezit mund te vendosin vete. Mendoj se deklarimet e qeverise dhe kishes ortodokse serbe mund ti shohim edhe disi ndryshe ne nuk i kemi kuptuar keshtu dhe prandaj kemi marre vendimin. Ne fund te fundit komunikatat nuk do te thone asgje vlere kane veprat. Shpresojme se me veprat tona do te justifikojme pranine tone dhe do te fitojme besimin e vertete edhe te kishes ortodokse serbe edhe te Beogradit.

Raportet me serbet e veriut

DW Ndermjet serbeve te veriut dhe serbeve te pjeses tjeter te Kosoves ekzistojne qendrime te ndryshme persa i perket daljes ne zgjedhje. A demtohen keshtu interesat e serbeve ne Kosove

Nojkic Sigurisht qe ndarja e serbeve nuk kontribuon ne zgjidhjen e mire te problemeve ne Kosove. Me mire do te ishte te ekzistonte ne qendrim i perbashket megjithate kjo eshte rezultat i kushteve te ndryshme te jeteses. Veriu ka nje situate krejt tjeter nuk respektohen as ligjet e Kosoves dhe as te Serbise. Nuk eshte zgjidhje e mire. Nuk eshte e mire kjo ndarje. Ne i kuptojme pozicionet e pjeses se veriut dhe kerkesat e tyre. Por edhe serbet e veriut duhet ti kuptojne nevojat tona dhe kushtet tona te jeteses ne pjesen tjeter te Kosoves. fare kushtesh kemi cfare na sjell bojkotimi i zgjedhjeve cfare na sjell dalja ne zgjedhje pjesemarrja ne institucione Jo pjesemarrje sa per te marre pjese por me aktivitete dhe iniciativa per mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te serbeve. Pjesa e veriut duhet ta kuptoje mire kete dhe te na lere qe vete ne te marrin vendimin. Ashtu sic nuk perzihemi ne ne vendimet e tyre mendoj se as ata nuk duhet te perzihen ne vendimet dhe problemet tona.

Koalicionet pas zgjedhjeve

DW Me cilat parti shqiptare do te preferonit te hynit ne koalicion pas zgjedhjeve

Nojkic Neqoftese hyni ne koalicion me dike pranoni objektivat e tij programore. Meqenese ne kemi dallime ne shume gjera koalicioni eshte absolutisht i papranueshem. Por kjo nuk do te thote se ne nuk duam te marrim pjese edhe ne pushtetin legjislativ edhe ne ate ekzekutiv ne qeveri. Ndryshimi yne me Partine e Pavarur Liberale qe ka pasur perfaqesues ne qeveri eshte se ne ne baze te planit te Ahtisarit duam te fitojme ate qe i takon bashkesise serbe. Do te thote nuk pranojme objektiva programore por vetem ate qe na takon duke qendruar fort te objektivat tona programore pa kurrfare kushtezimi apo perpjekjeje per te na vene kushte per te bere pjese ne pushtetin ekzekutiv. Ne deshirojme te marrim pjese ne te gjitha format e qeverisjes ne ato institucione qe i perkasin bashkesise serbe. Por e them qarte se do te donim te ruajme objektivat tona programore. Dhe as perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare dhe as Prishtina nuk mund te na kushtezojne ndryshimin e qendrimeve tona.

DW A mendoni se do te kete pjesemarrje ne ate mase saqe bashkesise serbe ti siguroje me shume se 10 vende ne parlament te cilat i ka te garantuara.

Nojkic Sikur zgjedhjet te ishin shpallur si heren e kaluar ne muajin shkurt atehere fushata do te kishte qene tjeter. Do te kishim krijuar nje klime krejtesisht tjeter edhe ndaj Beogradit edhe ndaj kishes ortodokse serbe por edhe ndaj veriut. Do te ishim perpjekur qe te dilte nje numer sa me i madh votuesish. Ka per te dale nje numer votuesish dhe kjo nuk vihet ne diskutim por kam frike se nuk do te kalojme dot kuoten e percaktuar dhe te fitojme me shume se 10 vendet e garantuara. Do te me vinte mire po te ndodhte por kjo eshte me pikepyetje. Me duket se te gjitha subjektet politike serbe do te luftojne per keto 10 vende te garantuara.

Autor Angelina Verbica

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›