Centrali, PS akuza Berishës
Tiranë - Ne nuk do të lejojmë që Shkodra të mashtrohet nga i njëjti person që mashtroi Vlorën-deklaroi sot zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, duke akuzuar qeverinë për përpjekjet e saj për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër. “Plani i Sali Berishës për të ndërtuar centralin bërthamor në Shkodër është tashmë i qartë për të gjithë shqiptarët. Vetëm pasi u njoh me rezultatet e sondazhit të fundit, që tregonin se mbështetja e Partisë Demokratike në Shkodër është në rënie të ndjeshme prej vendimit të Kryeministrit për të ndërtuar centralin bërthamor, Sali Berisha vendosi të mohojë planin e tij”-theksoi Kodheli .