E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilari Klinton uron shqiptaret

Sekretarja e shtetit amerikan Hilari Klinton ka uruar shqiptaret per diten e pavaresise. Marredheniet SHBA-Shqiperi ajo i ka cilesuar si miqesore dhe me interesa te perbashketa. Klinton ka thene se Shqiperia ka dhene ndihmese per paqen ne Ballkan dhe ka luajtur rol te rendesishem ne rajon. Diten e djeshme presidenti Obama i dergoi nje telegram urimi presidentit Topi per festen e 28 nentorit.

Zonja Hilari Klinton vlereson se heqja e vizave per Shqiperine eshte nje tregues i forte i perparimit qe vazhdon te beje vendi jone drejt anetaresimit te plote ne komunitetin euro-atlantik dhe thekson se mbeshtetja e SHBA-se per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme.

Duke shprehur optimizmin vazhdueshmerine e partneritetit me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale zonja Klinton mbyll mesazhin e saj drejtuar popullit Shqiptar me urimin

I uroj te gjithe popullit shqiptar festime te mbara dhe te gezueshme te Dites se Pavaresise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›