E Diel, 1 Nëntor 2026

Mocioni per Topallin as kesaj here nuk pati kompromis

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci kerkoi qe kjo seance te zhvillohet sa me shpejt te jete e mundur.

Socialistet e vleresojne jo si nje mocion te drejtperdrejt ndaj Topallit por duke perfshire opinionin e Komisionit Evropian ku nder te tjerash hidhen kritika te forta rreth funksionimit te Parlamentit.

Nga ana tjeter kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi u shpreh se duhet me shume kohe per te kete seance debati pasi sipas tij duhet pergatitje.

Ne fund u vendos qe data te vendoset ne ditet ne vijim pas negociatave midis dy krereve te grupit perkatesisht Rucit dhe Patozit. Ne baze te Rregullores se Kuvendit parashikohet qe mocioni me debat nuk mund te shtyhet me vone se 30 dite nga paraqitja e tij./Saimir Lleshi/

2010-11-26 1706

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›