E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hill Climb për Gazmend Demollin

Hill Climb, ose ndryshe gara me makina në Sarasalltik, tashmë ka mbyllur edicionin e tij të vitit 2023. E zhvilluar në fundjavën e kaluar kjo garë ka grumbulluar 28 pilotë, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, ndërsa markat e makinave kanë qenë të ndryshme. Pas kualifikueseve dhe garës zyrtare në finish vendin e parë e ka merituar Gazmend Demolli me kohën totale 4’25”932. Në vendin e dytë Luis Szas 4’34”443 dhe në vendin e tretë Gentjan Shaqiri me kohën 4’44”636. Në përgjithësi një garë e mirë dhe e organizuar në mënyrë perfekte nga Auto Club Albania, ndërsa Hill Climb është kthyer tashmë në një garë të përvitshme dhe shumë e suksesshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›