Samoel Rrasa, medalje bronzi në Europianin e Peshëngritjes

Një tjetër medalje vjen për Shqipërinë në sportin e peshëngritjes, gjatë konkurrimit në Kampionatin Europian të moshës U-15 deri në U-17. Eshtë Samoel Rrasa që nderohet me medaljen e bronzit në konkurrimin në peshën 67 kg.
Peshëngritësi shqiptar ngriti 116 kg në shkëputje duke u renditur në vendin e tretë gjatë garës së të mërkurës. Kjo është medalja e katërt për Shqipërinë në këtë Evropian. Pasi një ditë më parë Enkileda Carja mori 3 medalje ari në peshën 59 kg në konkurrimin për moshën deri në 15 vjeç.