Hillari Klinton mbërrin në Pakistan

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka mbërritu për një vizitë të paparalajmëruar në Islamabad të Pakistanit, në periudhën e raporteve të tensionuara, pas vrasjes së Osama bin Ladenit.
Vizita vjen në kohën kur Uashingtoni ka ngritur pyetje se si ish lideri i Al-Kaidës kishte mundur të jetoj aq gjatë në një kompleks të madh afër Islamabadit.
Pakistani e kishte mirëpritur vrasjen e bin Ladenit, por e kishte kritikuar Uashingtonin për ndërhyrjen e fshehtë.
Sot, Hillari Klinton dhe shefi i ushtrisë amerikane, Majk Malen, pritet që të kërkojnë nga zyrtarët pakistanezë, që të bëjnë më tepër në luftën kundër terrorizmit.