E Diel, 1 Nëntor 2026

Hillari Klinton për Presidente në 2016-ën?

Klinton kandidoi edhe në vitin 2008, por u mund nga Barak Obama brenda demokratëve, i cili më pas e emëroi sekretare shteti.

"Nuk kam asnjë ide se çfarë ajo do të vendosë", deklaroi bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Klinton (1993-2001) i pyetur nëse Hillari do të kandidojë për Presidente.
     
Ai theksoi se zonja Klinton ishte lodhur pas gjithë këtyre viteve në politikë, tetë vjet si Zonja e Parë, më pas tetë vjet si senatore për shtetin e Nju Jorkut dhe së fundi katër vjet si sekretare e Shtetit.

"Ajo dëshiron një pushim, të marrë frymë, të shkruajë një libër. Duhet të organizojë jetën e saj ashtu siç dëshiron dhe të marrë vendimet e duhura", shtoi ai.

                                                                                             2012-09-24 16:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›