E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen katër persona për falsifikim

Në pranga ranë shtetasit Bledar Shkoza, 31-vjeç, si dhe Gentian Shkoza, 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, teksa po ndiqet penalisht Nafidi Nunaj dhe Petrit Balla, përkatësisht 60 dhe 31-vjeç.

Të katër personat, akuzohen për falsifikim të vulave stampave, e dokumenteve, shkelje e pronësisë intelektuale si dhe Fshehje të të ardhurave. Krahas ndalimit të tyre, gjatë një kontrolli të ushtruar nga strukturat e policisë së Tiranës janë sekuestruar edhe 5 makineri përzierëse si dhe makineri që shërbejnë për prodhimin e kollës italiane e greke, të falsifikuara.

Po ashtu gjatë shtrirjes në kohë të këtij hetimi disa mujor, u sekuestruan edhe 5 ton kolle e fino të cilat ishin të gatshme për t’u tregtuar, ku këto mallra ndërtimi nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës, tatimor duke ju shmangur kështu tërësisht detyrimit tatimor TVSH–së.

Deri më tani vlera e mallit të sekuestruar arrin në mbi 50 mijë euro. Nga strukturat e krimit ekonomik Financiar në ditët në vijim do të vijojnë kontrollet në njësitë e tregtimit të këtyre mallra, mallra të cilat do të rezultojnë pa asnjë dokumentacion përkatës shoqërimi, ku ndaj përsonave përgjegjës do të fillojë ndjekja penale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë për hetime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-09-25 08:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›