Hillari Klinton viziton Japoninë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton mbërriti sot në Tokio për të rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Japoninë, pas katastrofave që zunë vend me zanafillë tërmetin e 11 marsit.
Klinton do të takohet me kryeministrin japonez, Naoto Kan, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Takeaki Matsumoto.
Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se kjo vizitë zhvillohet për të shprehur mbështetjen e SHBA-së për Japoninë dhe rolin e saj në skenën ndërkombëtare.
Me 11 mars, Japonia u godit nga tërmeti më i fuqishëm në historinë e saj, (9.0 ballë i shkallës Rihter), i cili u pasua nga një cunami dhe kriza në impiantin bërthamor të Fukushimas.