Operacioni koduar "Kërkimi Intensiv II”, tre në pranga
Në kuadër të operacionit të koduar "Kërkimi Intensiv II" është bërë e mundur në Tiranë kapja e tre personave të shpallur në kërkim. Nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisaraitit të Policisë Nr.2 Tiranë është kapur shtetasi në kërkim Sokol Krasniqi, 18 vjec, lindur në Greqi dhe banues në fshatin Çukas i Ri, Lushnje.
Dy ditë më parë nga shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, në rrugën "Mihal Grameno", u kap shtetasi në kërkim Enkel Emiri, 43 vjec, banues në Tiranë. Ndërkaq, është bërë e mundur dhe ndalimi nga shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, i shtetasit Arjan Velaj, 53 vjec, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në Bulevardin " Gjergj Fishta", dyshohet se ka vjedhur në automjetin "Reno", me targa TR5986 N, një lap top i markës "Toshiba", në pronësi të një shtetasi.