Hillary Clinton 4 orë në Tiranë, "blindohet" kryeqyteti
TIRANE - Tirana sot është zgjuar "e blinduar" nën masa të rrepta sigurie për shkak se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton do të zhvillojë për herë të parë, një vizitë zyrtare 4 orëshe në kryeqytetin shqiptar. Kjo vizitë vjen në kuadër të turit ballkanik, që pas Kosovës e Shqipërisë, do të mbyllet me vizitën në Kroaci. Rreth orës 09:30 minuta, Klinton do të zbresë në aeroportin e "Rinasit", nga ku më pas do t'i drejtohet Pallatit të Brigadave, ku pritet të zhvillojë takimin e parë me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Më pas mësohet se takimi i radhës do të jetë me shefin e qeverisë, Sali Berisha në ambientet e Kryeministrisë, rreth orës 11:45.
Prej disa ditësh administrata e Këshillit të Ministrave ka marrë të gjitha masat për ceremoninë e pritjes. Madje vëmendje jo pak e veçantë u është kushtuar edhe ambienteve të jashtme, ku janë mbjellë me qindra lule dekorative, ndërkohë që është lyer edhe fasada në një nga hyrjet e ndërtesës qeveritare. Ndërkohë gjatë ditës së sotme për shkaqe të sigurisë, nëpunësit e administratës së kryeministrisë nuk do të lejohen të shkojnë në punë pas orës 09:00. Pas takimit me Berishën, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton do të drejtohet për në Kuvendin e Shqipërisë, ku gjithashtu do të pritet në një ceremoni nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë pjesëmarrjes në seancën e së enjtes, Klinton do të mbajë edhe fjalën e saj, e cila do të jetë edhe deklarata e vetme për këtë vizitë në Shqipëri. Ende i pakonfirmuar mbetet edhe vendi i takimit mes Klinton dhe shefit të opozitës, Edi Rama, që sipas disa burimeve do të zhvillohet në rezidencën amerikane në Tiranë, shkruan sot Gazeta Shqiptare.
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të jetë e vetmja rrugë, ku qytetarët mund të përshëndesin nga larg Sekretaren amerikane të Shtetit. Kjo vizitë është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, ku 1500 policë të reparteve RENEA, FNSH, efektivë të 6 komisariateve dhe asaj rrugore do të jenë në gatishmëri që nga aeroporti "Nënë Tereza", për të vazhduar më pas nga kthesa e "Rinasit" për në Tiranë, rruga e "Durrësit" dhe bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
Në të gjitha këto akse do të ketë bllokim të përkohshëm të trafikut deri në orën 17:00, kur Klinton pritet të largohet nga Shqipëria. Forcat e rendit dhe agjencitë e inteligjencës janë në gatishmëri të lartë për të siguruar një vizitë të qetë të kryediplomates amerikane. Policia e Kryeqytetit ka planifikuar dhe ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së delegacionit të sekretares Clinton. Policia bëri të ditur, se në këtë kuadër janë planifikuar dhe disa masa kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore.
Masat kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në akset rrugore:
Nga ora 22:00 e datës 31.10.2012 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore.
- Rinas – Qafë Kashar;
- Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës;
- Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta;
- Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;
- Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;
- Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;
- Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
- Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.
2. Nga ora 10:00 të datës 01.11.2012 deri në orën 17.00’ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme:

- Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;

3. Nga ora 10:00 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore:
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Sheshi Skënderbej;
- Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.
“Policia e Kryeqytetit shpreh besimin në mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre kufizimeve të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.”- theksohet në njoftimin e policisë.
Burime për 'NEWS 24' konfirmuan një ditë më parë se forcat e policisë që prej ditës së martë janë në gatishmëri me patrullime dhe shërbime të intensifikuara, si në rrugët kryesore të kryeqytetit, por dhe në zonën e Aeroportit të Rinasit.
Masa të forta sigurie kanë ndërrmarrë edhe shërbimet amerikane, të cilat flitet se kanë mbërritur prej disa ditësh në vendin tonë.
Ajo që mund të thuhet me siguri është se Tirana do të jetë e blinduar.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hillary Clinton, kryediplomatja e një superfuqie Clinton në Tiranë, truprojat që e mbrojnë janë 13 femra beqare