Hillary Clinton fillon turin në Paqësorin e Jugut
Sekretarja amerikane e shtetit në SHBA, Hillary Clinton, kësaj jave do të fillojë turin e saj të vizitave në disa shtete të Paqësorit të Jugut. Në këtë tur, ish-zonja e parë e vendit do të përpiqet që të ulë tonet e kritikave të politikës japoneze e cila është kundër ndërtimit të një baze ushtarake amerikane në territorin e saj.
Turi nëntë ditor do të vazhdojë në ishujt Hawai, shtet në të cilin kryediplomatja do të takojë kolegun e saj japonez Katsuya Okada. Më pas zonja Klinton do të udhëtojë në Guinenë e Re, më pas me rradhë në Australi dhe në fund në Zelandën e Re. Shtete të cilat kanë marrdhënie të ngrohta me administratën Obama.
Por pika më e nxehtë e këtij turi do të jetë takimi kokë me kokë mes sekretares së shtetit, Hillari Klinton dhe ministrit të jashtëm japonez Okada. SHBA dëshiron që baza e marinës në Okinawa të jetë sërish një bazë amerikane. Por politika japoneze nuk është dakord që kjo bazë të vazhdojë që të jetë pronë e shtetit amerikan.
Specialisti amerikan i politikës së jashtme, Michael O'Hanlon nga insituti Brookings shprehet optimist për rrjedhen e negociatave amerikano-japoneze.
"Ekziston mundësia që të këto negociata të rezultojnë të suksesshme. Pasi ekonomia japoneze ka nevojë për disa koncesione ekonomie për shkak të krizës në të cilën ajo ndodhet."