E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Të dhënat për HEC-et deri në 09:00

Nga të dhënat më të fundit nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, bëhet e ditur se sot në mëngjes, niveli i liqenit të Fierzës ka arritur në kuotën e 290.66 nga 296 metra që është kuota maksimale.
Sipas të dhënave, prurjet në këtë liqen janë 550 m3/sek ndërsa shkarkimet janë 900 m3/sek.

Edhe në ujëmbledhësin e Komanit, prutjet janë 250 m3/sek, ndërsa shkarkimet janë 1080. Niveli i këtij liqeni ka arritur në kuotën e 170.38 metrave, nga 175 që është kuota maksimale. Për sa i përket Vaut të Dejës, prurjet janë 220 m3/sek, ndërkohë që shkarkimet janë 1350 m3/sek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›