E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetësit e Merkel kundër kritikave në opinion

Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere është shprehur kundër kritikave të hapura në opinion. Sipas tij, në këtë mënyrë bëhet i pamundur debati brenda partisë.

Në mbështetje të kancelares Merkel kanë dalë edhe aleatët në qeverisje të CDU-së. Do të ishte mirë që mosmarrëveshjet të zgjidhen brenda partisë CDU, theksoi ministrja Ilse Aigner.

Shumë politikanë kristian-demokratë të landeve, ndër të cilët edhe kryeministri i landit të Zarës, Peter Myler, kanë kritikuar kancelaren Merkel, se e ka lënë pas dore profilin programor të CDU-së, duke kërkuar prej saj politikë më të qartë ndaj liberalëve në koalicion.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›