E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton me13 tetor ne Prishtine

PRISHTINE- Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton nisi sot turneun e saj ne Ballkan ndersa pritet te vizitoje Sarajeven Beogradin e Prishtinen.

Vizita 3 ditore fillon sot ne Sarajeve ku pritet te takohet me lideret e Bosnjes per te diskutuar situaten pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Pas Sarajeves sekretarja amerikane e Shetit viziton Serbine dhe Kosoven.

Hillary Clinton gjate qendrimit ne Kosove dhe Serbi do te perserise qendrimin amerikan per Kosoven dhe per bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Sekretarja Clinton do te qendroje ne Prishtine me 13 tetor ku do te takohet me ushtruesin e detyres se presidentit Jakup Krasniqi me kryeministrin Hashim Thaci dhe me ministrin e Jashtem Skender Hyseni.
Clinton do te vizitoje dhe Gracanicen ku do te takohet me drejtuesit e komunes atje.

Pas vizitave ne Sarajeve Beograd e Prishtine Clinton do te ndalet ne Bruksel. Kjo eshte vizita e pare e Hillary Clintonit ne Prishtine qe nga ardhja ne krye te Departamentit te Shtetit.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›