E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Bisedimetme Serbine pas zgjedhjeve

PRISHTINE- Bisedimet mes Prishtines e Beogradit do te fillojne vetem pas ardhjes ne pushtet te qeverise se re qe do te dale nga zgjedhjet e parakohshme ka deklaruar per agjencine e lajmeve Reuters ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi.

Gjysma e pare e shkurtit eshte koha optimale e mbajtjes se zgjedhjeve. Fundi i marsit do te jete periudha kur Kosova do te kete institucionet e saj te dala nga zgjedhjet e atehere mund te kete bisedime me Serbine tha Krasniqi.

Krasniqi tha se do te publikoje daten e mbajtjes se zgjedhjeve nje ose dy dite pas vizites se Sekretares amerikane te Shtetit Hillari Klinton ne Kosove. Klinton do te qendroje ne Kosove me 13 tetor.

Krasniqi theksoi se per shkak te zgjedhjeve te parakohshme do te shtyhet dhe shitja e PTK-se. Sipas Krasniqit nuk eshte e sigurte nese qeveria mund te siguroje shumicen e nevojshme ne Kuvend per shitjen e PTK-se. Kjo eshte nje ceshtje e komplikuar ne kete moment tha Krasniqi.
m.a/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›