Hillary Clinton për vizitë historike në Mianmar

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka shkuar në Mianmar, në fillim të një vizite tre-ditore e cila konsiderohet si historike.
Clinton është sekretarja e parë amerikane e shtetit që viziton këtë shtet të Azisë Juglindore në më shumë se 50 vjet.
Clinton ka arrritur në kryeqytetin Naipjitav, ku ajo pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqjen e re civile.
Zyrtarët amerikanë thanë se Clinton do të inkurajojë udhëheqësit e Mianmarit në gatishmërinë e tyre për t’u hapur pas dekadash izolimi ndërkombëtar.
Ajo gjithashtu do të udhëtojë për në Jangon, ku pritet të zhvillojë një bisedë me udhëheqësen pro-demokracisë dhe laureaten e Çmimit Nobel, Aung Sun Su Ki.