Bjellorusi, shpallen fajtorë bombarduesit e metrosë

Një gjykatë në Bjellorusi sot shpalli fajtor Dimitri Kanavalau dhe Uladislau Kavalou, për bombardimin e metrosë në Minsk me datën 11 prill, ku u vranë 15 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.
Gjithashtu gjykata i shpalli fajtor edhe për një tjetër sulm me bombë në vitin 2008 në Minsk por që fatmirësisht nuk pati viktima.
Pas këtij vendimi të gjykatës pritet që të dy të rinjtë të dënohen me vdekje.