E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton për vizitë zyrtare në Kinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton u nis për në Pekin, pas një etape në Indonezi, ku ajo u shpreh optimiste për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale në detin e Kinës jugore.

Shefja e diplomacisë amerikane u nis nga Xhakarta për në Pekin, pas takimit me presidentin indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono dhe Surin Pitsuwan, sekretarin e përgjithshëm të Shoqërisë së Kombeve të Azisë Juglindore, që grupon dhjetë vende të rajonit.

"Ne dëshirojmë të bëjmë çdo gjë të mundur për të avancuar në rrugën e një integrimi të ASEAN-it, sepse është në interesin tonë ri-forcimi i kapacitetit të saj për kapërcimin e sfidave rajonale në një mënyrë efektive dhe globale'', deklaroi Clinton pas takimit me Surin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›