Stefanoviq: Deklaratat e Schulz duhet të merrën seriozisht

Ish- shefi i ekipit negociues të Serbisë Borko Stefanoviq vlerëson se “mesazhet e vrazhda” që sot erdhën nga Brukseli, janë fillim negativ i bashkëpunimit të qeverisë së re serbe me BE-në.
Stefanoviq ka thënë për agjencinë Beta se qëndrimi i Martin Schulz nuk e befason dhe ka shtuar se mendimit të tij duhet kushtuar vëmendje serioze.
“Ky është një fillim shumë negativ i bashkëpunimit të Beogradit me Brukselin, këto janë mesazhe të vrazhda që udhëheqja e re ka marrë në vizitën vet të parë në Bruksel”, ka thënë Stefanoviq.
Stefanoviq ka përfunduar se qeveria duhet sa më shpejtë ta paraqesë planin e paralajmëruar për Kosovën.