E Diel, 1 Nëntor 2026

Rassmusen: NATO nuk do të ngutet me tërheqje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rassmusen, tha se aleanca nuk do të largohet nga Afganistani, para fundit të vitit 2014, me gjithë shtimin e sulmeve kundër pjesëtarëve të NATO-s nga ana e pjesëtarëve mashtrues të forcave afgane të sigurisë.

“Mos harroni se për talebanët është e pamundshme të fitojnë ushtarakisht, por ata përpiqen të fitojnë diçka në raportet me publikun, duke e shkatërruar besimin ndërmjet forcave të jashtme dhe forcave të sigurisë afgane. Prandaj, qartas, nuk e përjashtoj mundësinë që talebanët të provojnë të infiltrohen në forcat afgane të sigurisë. Por, po them edhe njëherë, ata nuk do të kenë sukses në shkatërrimin e strategjisë sonë”, i tha Rassmusen agjencisë Reuters.

Gjatë këtij viti, së paku 45 pjesëtarë të NATO-s janë vrarë në të ashtuquajturat “sulme të brendshme” nga ana e trupave afgane të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›