Marshon Prishtina
‘Viktimë’ e radhës e skuadrës bardh e kaltër ishte Drenica, e cila u mposht në kryeqytet me rezultat 3:1.
Kampioni i Kosovës kaloi në avantazh qysh në minutën e dytë, kur realizoi Liridon Latifi, pas një gabimit të mbrojtësit Sami Geci.
Vendësit rrezikuan seriozisht në minutën e 25-të, kur Astrit Fazliu e qëlloi tërthorësen.
Me të filluar pjesa e dytë, respektivisht në minutën e 48-të, mysafirët e barazuan rezultatin me anë të mesfushorit Taulant Dajaku.
Mirëpo, Astrit Fazliu e riktheu epërsinë e mikpritësve në minutën e 57-të, pasi mori një top të mirë nga mbrojtësi Besnik Krasniqi.
Kurse, vulë këtij takimi i dha zëvendësuesi Florin Bërbatovci, që e shënoi golin e tretë të prishtinasve në minutën e 80-të, përkatësisht të katërtin personal këtë sezon. Prishtina shkoi në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Drenica mbetet me 4 pikë.