E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton po zhvillon nje vizite surprize ne Libi

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton po zhvillon një vizitë surprizë në Libi, për të shprehur mbështetjen ndaj popullit libian dhe për të vendosur lidhje me vendin.

Ajo është zyrtarja e parë e rangut të lartë nga SHBA që viziton vendin.

Vizita u mbajt sekret për motive sigurie dhe masa të rrepta ishin marrë përpara mbërritjes së saj.

Vizita e zonjës Clinton vjen pas asaj të presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit britanik David Cameron.

Sekretarja e Shtetit do të zhvillojë bisedime me krerët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

Gjithashtu, ajo do të takohet në qendër të qytetit me gratë, të rinjtë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile.

Autoritetet amerikane deklarojnë se vizita synon të shprehë mbështetjen për Këshillin Kombëtar të Tranzicionit dhe popullin libian, por edhe për vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe me Libinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›