E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita mosbesuese edhe per zgjedhjet e vitit 2013

Zgjedhjet e vitit 2013 do të karakterizohen sërish nga një atmosferë e lartë mosbesimi e opozitës.

Në mbyllje të takimit mes kryesocialistit Edi Rama me aleatët, dy prej tyre, Skënder Gjinushi dhe Spartak Ngjela, e vunë theksin te garancitë për standardet e zgjedhjeve, si qëllim kryesor i reformës zgjedhore.

Në tryezën e krerëve të opozitës, është rënë dakord mbi pikat kryesore të propozimeve zgjedhore të cilat do t’i bëhen të ditura edhe mazhorancës në ditët e ardhshme.

Opozitarët nuk përcaktuan afat kur kjo platformë do t’i dorëzohet kampit të djathtë, po lanë të hapur se kjo do të ndodhë në ditët në vijim.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›