E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton takoi presidentin pakistanez

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në gjetjen e një "zgjidhjeje të përhershme" pas bllokimit të furnizimit të NATO-s në Afganistan, si shenjë proteste ndaj një sulmi amerikan, që pat lënë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Një zëdhënës i presidentit tha se Zardari e bëri këtë thirrje gjatë një takimi me Sekretaren amerikane, Hillary Clinton në Çikago, në margjinat e samitit të NATO-s.

Zardari ka bërë thirrje gjithashtu që SHBA-ja të bëjë më shumë për të justifikuar vdekjen e 24 ushtarëve pakistanezë, të vrarë në nëntor nga aeroplanët e SHBA-së përgjatë kufirit me Afganistanin.

Ky incident bëri që Pakistani të mbyllë rrugët e furnizimit në Afganistan, duke komplikuar misionin e NATO-s në të njëjtin vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›