Putin publikoi emrat e kabinetit qeveritar

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka publikuar kabinetin e ri qeveritar, që është dominuar nga aleatët e tij.
Sipas listës së shpallur, zëvendëskryeministri i parë është Igor Shuvalov, që do të mbajë postin për politika të përgjithshme ekonomike.
Ministri i Financave do tw jetw Anton Siluanov, ndërsa ministër i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov.
Një nga fytyrat e reja në kabinet është Arkadi Dvorkovic, i cili vjen si një nga shtatë zëvendëskryeministrat e kabinetit.
Ish-presidenti dhe kryeministri aktual, Dmitri Medvedev, kishte premtuar ndryshim substancial në kabinet.
Putin më 7 maj filloi mandatin e tij të tretë si president, pas zgjedhjeve që shkaktoi protesta masive të papara kundër sundimit të tij të vazhdueshëm.