Tota, përforcon Lirinë
Lira e ka realizuar transferimin e paralajmëruar qysh më moti të një futbollisti nga Shqipëria.
Qendërmbrojtësi nga Shkodra, Feliks Tota tashmë iu është bashkuar ekipit prizrenas. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Lirisë, Hatmi Gashi. Tota është lojtari i pestë që hyn në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ gjatë këtij dimri, pas Bujar Thaçit, Pajtim Hotit, Denis Isajës e Zenel Shalës.
Ndërkohë, Hatmi Gashi nuk e ka përjashtuar mundësinë që ekipi bardh e zi të përforcohet edhe me ndonjë lojtar tjetër për sezonin pranveror, gjatë të cilit ky ekip do të luftojë për ta siguruar mbijetesën në Superligë.