E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilmar Marohn

Nje ditar per eksodin shqiptar

I pranishem ne nje aktivitet ku u diskutua per rindertimin e historise 20 vite me pas nje takim ne kuadrin e Tetorit gjerman Marohn ka eksperiencen e tij per te treguar. Ai shfleton ditarin qe ka mbajtur ate kohe. Shenohet me saktesi cdo veprim i bere gjate dites udhetimi me tren permes Zvicres mberritja ne Gjermani dhe shperndarja e shqiptareve ne qytete te ndryshme.

Hilmar Marohn eshte mesues ne profesion. Vullneti per tiu bashkuar Kryqit te Kuq Gjerman e gjeti ne Brindisi 20 vjet me pare ku priti mjaft nga emigrantet e eksodit shqiptar. U be deshmitar i dyndjes se 3 mije shqiptareve ne Itali dhe me tej shperndarjes se tyre drejt Gjermanise. I pranishem ne nje aktivitet ku u diskutua per rindertimin e historise 20 vite me pas nje takim ne kuadrin e Tetorit gjerman Marohn ka eksperiencen e tij per te treguar. Ai shfleton ditarin qe ka mbajtur ate kohe. Shenohet me saktesi cdo veprim i bere gjate dites udhetimi me tren permes Zvicres mberritja ne Gjermani dhe shperndarja e shqiptareve ne qytete te ndryshme. E shfleton dhe tund koken. Eumlshte hera e pare qe viziton Shqiperine.

Si u bete deshmitar i eksodit shqiptar

Isha vullnetar i Kryqit te Kuq Gjerman ne Brindisi kur u dynden emigrantet shqiptare. Kemi pritur rreth 3 mije te tille te cilet permes Zvicres i kemi cuar ne Gjermani. Ishin tre trena te mbushur plot dhe u kujdesem per ta nga ana mjekesore i kemi mbathur i kemi ushqyer dhe i shperndame ne tere Gjermanine ku u kujdesen autoritetet shteterore.

Ishte njohja e pare me Shqiperine

Po. Ne pame ne televizor qe shume emigrante u dynden ne ambasada. Ishin 3000 veta dhe te gjithe kerkonin perkujdesje. Kryqi i Kuq ne bashkepunim me ambasadat gjermane italiane zvicerane bashkepunuan me autoritetet shqiptare te cilet pranuan ti conin emigrantet ne Durres e ti hipnin ne anije. Ne Brindisi italianet moren fillimisht vetem ata qe ishin plagosur rende rreth 40 persona. Ne trenat ku udhetonim kishim edhe disa gra shtatzena prandaj duhej kujdes i madh.

Cfare menduat kur pate gjithe ata njerez qe linin vendin e tyre

Mu kujtua vetja. Dikur edhe une jam arratisur. Kur Ushtria e Kuqe erdhi ne Gjermani edhe familja ime eshte arratisur me tren. Brenda vetes e kuptova qe ky ishte rasti kur duhet te jepja ndihmen time.

Keni ruajtur lidhje me shqiptare qe derguat ne Gjermani

Po. Ne nje stacion treni te Italise bertita me ze te larte nese dikush dinte anglisht. Une nuk dija shqip as italisht dhe emigrantet nuk dinin gjermanisht. Mes turmes ngriti doren nje vajze e re dhe kjo quhej Vilma Filaj. Ne ate kohe ka qene spikere lajmesh ne Televizionin Shqiptar. E mbajta gjithe kohes pas vetes sepse me duhej ndihma e saj. Ajo qendroi deri ne stacionin e fundit dhe kur arritem ne nje kamp transit u kujdesem qe ajo te merrte nje banese afer qytetit ku isha une. Me bashkeshorten time e ndihmuam aq sa mundeshim dhe kemi pasur hyrje-dalje per shume vite derisa ajo u shperngul me familjen ne Bon ku punon sot te Deutsche Welle.

Kjo eshte vizita e pare ne Shqiperi. Cilat jane pershtypjet

Ne Shqiperi shoh shume zhvillim modern por edhe gjera te vjetra te cilat nuk jane mirembajtur. Duket qe eshte nje vend ne tranzicion. Ne 20 vitet e ardhshme jam i sigurt qe do te ndryshoje. Shoh gjithe keto dyqane te vogla te cilat nuk kane per te rezistuar edhe shume kohe. Te ne pas luftes ka pasur shume te tilla qe u mbyllen. Tani jane sipermarrjet e medha dhe qendrat tregtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›