Tirana e Dedes rigjen me ne fund nje fitore
Dy gola te shpejte te sulmuesit kroat Pero Pejic i siguruan nje fitore komode 2-0 Tiranes ne sfiden kunder Teutes ne Qemal Stafa ne ndeshjen e vlefshme per javen e nente te Superiores. Kjo ishte fitorja e peste radhazi e Tiranes ndaj Teutes duke perfshire edhe ndeshjet e dy edicioneve te fundit. Ndeshja e luajtur ne Qemal Stafa ka dhuruar jo pak emocione. Nje sfide e dominuar totalisht nga vendesit qe jo vetem kane realizuar dy gola me sulmuesin kroat bardheblu Pero Pejic por kane cuar dem edhe disa raste te arta per konkludim me ane te Alban Bushit dhe Hajdarin i futur ne pjesen e dyte te lojes. Duhet thene se ndeshkimi qe ne minuten e pare me gol nga nje pakujdesi foshnjarake ne mbrojtje e Teutes ka bere qe miqte nga Durresi te mos tregojne shume gjera nga vetja ne kete ndeshje. Goli i shpejte i ka nxjerre nga detyrat e tyre mbrojtese nderkohe qe kundersulmi i djemve te detit nuk ka rezultuar efikas pasi ne rastet e pakta qe jane krijuar miqte jane treguar te pasakte. Porta e Ilion Likes ka mbetur e qete dhe e pashqetesuar ne pjesen me te madhe te lojes. Vendimtar ne kete sfide per 24 here kampionet e vendit ka qene Pejic i cili se bashku me Alban Bushin ka perbere dyshen titullare te sulmit te Tiranes. Kroati ne minuten e 1 dhe te 13 ka gjetur rrjeten e portes durrsake fale intuites dhe asisteve te dhena nga shoket e skuadres duke e zgjidhur shume shpejt enigmen e kesaj ndeshjeje dhe duke i cliruar bardheblute nga makthi. Natyrisht mund te kishin shenuar edhe disa gola te tjere te besuarit e Nevil Dedes por kjo ska ndodhur sa per merite te portierit mik Rizvani aq edhe per mefshtesi te lojtareve ofensive te Tiranes ku Bushi Hajdari Malindi Tushe etj. kane shperdoruar shume raste. Megjithate dy golat e Pejicit kane mjaftuar per ti dhene tri piket Tiranes dhe per tiu afruar edhe me shume vendeve te kreut ne te njejten kuote pikesh me Teuten por duke mos e parakaluar kete te fundit me golavarazh me te keq. Bardheblute renditen pas djemve te detit ne vendin e gjashte me 12 pike. Per kroatin Pero Pejic keta ishin golat me numer 4 dhe 5 e qe barazuan ate me Elis Bakajn dhe Nestor Martinenen e Dinamos Amarildo Dimon e Bylisit dhe Daniel Xhafajn e Flamurtarit. Nje dite me pas sot do te luhet ndeshja permbyllese e javes se nente te Superiores Kastrioti-Dinamo.
Per 24 here kampionet ky ishte reagimi me i mire pas krizes financiare ne marredheniet midis lojtareve dhe klubit cka perkoi edhe me fitoren e pare te trajnerit Nevil Dede ne tri ndeshjet e para te tij me bardheblute. Megjithate duhet te presim edhe disa kohe per te pare Tiranen e vertete pasi Teuta nuk eshte nje rival i denje per te provuar limitet e kesaj skuadre bardheblu.