Sot asnje abone ne treg qytetaret nisin ecjen sportive
Muaji nentor ka nisur mbare sot eshte data 1 nentor dite e hene. Per rreth 20 mije banore te kryeqytetit te cilet ne menyre periodike cdo muaj blejne ne dispecerite e Tiranes abone te linjave te ndryshme apo edhe te pergjithshme ky muaj nisi ters. Nga sot asnje qytetar qe me pare blinte abone nuk do ti tregoje pajtimin mujor fatorinos se autobusit.
Asnje abone nuk eshte hedhur ne treg per kete muaj. Afati i vendosur nga Shoqata e Transportit per marrjen e masave lidhur me subvencionimin e operatoreve private nuk eshte marre ne konsiderate nga keshilli bashkiak qe nuk eshte mbledhur deri ne daten 31 tetor. Keshtu te gjithe ata qe perdorin disa here gjate dites linjat e transportit urban ose do te paguajne me shume ose do te bejne zgjidhje alternative duke kombinuar frekuentimin e urbaneve dhe ecjen sportive. Ne te kundert per te kursyer dhe nga ana tjeter per te arritur ne destinacion ne kohe secilit prej udhetareve do ti duhet te nise dhe te pershtatet me kushtet e motit shi te ftohte mot i vranet dhe tu japin kembeve duke ecur shpejt ngadale apo edhe ne menyre sportive. Te tilla ecje do te jene te veshtira ne oret e para te mengjesit nderkohe qe do te jene problematike sidomos per moshat e treta apo personat me semundje fizike. Ashtu sic ishte paralajmeruar edhe nga Shoqata e Transportit keshilli bashkiak duhet te mblidhej para dates 31 tetor per te diskutuar lidhur me kerkesat e kesaj shoqate dhe subvencionimin e nevojshem nga kjo strukture. Po ashtu pjese e kerkesave te shoqates ishte edhe marrja e masave per eliminimin e trafikut.
Bashkia e Tiranes konkretisht Drejtoria e Transportit sqaron se shkresat dhe dokumentet ligjore per pranimin e kerkeses se Shoqates se Transportit jane bere gati. Por diskutimet dhe detajet duhet te diskutoheshin dhe te miratoheshin nga anetaret e keshillit bashkiak. Ministria e Transporteve sqaroi se Bashkia e Tiranes eshte institucioni qe vjel taksa prandaj dhe pergjegjesia per te zgjidhur problemin eshte e saj. Kryetari i Shoqates se te Verberve te Shqiperise Sinan Tafaj tha se ky urdher shkel hapur ligjet e Kuvendit te Shqiperise i cili ka percaktuar qarte kategorite qe perfitojne sherbime falas nga shteti. Te njejtin reagim ka bere edhe kryetari i Shoqates se Invalideve te Punes se Shqiperise Abdulla Omuri i cili e ka cilesuar antiligjor urdhrin e Shoqates se Transportit Urban. Shoqata e Transporteve dy muaj me pare ne nje liste me kerkesa iu drejtua Bashkise se Tiranes per te marre masa. Ne te kundert ne muajin nentor abonete nuk do te njiheshin nga linjat e transportit kryeqytetas.
Nga te dhenat qe disponon Shoqata e Transporteve gjate pese viteve te ardhshme shoqerite tregtare te sherbimit qytetes jane te detyruara te blejne rreth 120-145 autobuse te rinj qe me cmimet aktuale te tregut kerkohet nje fond prej 18-22 milione eurosh.