E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasditet e Jon Gjebrese ne pishina, i rrethuar nga vajzat

Besojme, se fakti, qe eshte djali i nje personazhi te dashur dhe te njohur si Ardit Gjebrea, ndoshta ia lehteson Jonit marredheniet me vajzat. Por kjo ne pamje te pare, sepse ata qe e njohin nga afer thone, se edhe nese nuk do ta kishte te atin kaq te afirmuar, Joni do te ishte serish, njelloj i afrueshem. Pra duket se ne kete drejtim, merita eshte teresisht e tij. Arsyeja? Eshte nje djale i zgjuar, i sjellshem dhe i kendshem, cilesi te cilat i reflekton qe ne imazhin e tij dhe qe jo shpesh i gjejme tek djemte shqiptare. Duket, se marredheniet shoqerore qe ka me te atin dhe vecanerisht prania e tij e vazhdueshme, e kane bere Jonin te kete nje karakter te tille, shume pozitiv. Por, natyrisht ketu nuk mund te lihet ne harrese edhe ndikimi vleresues i Aniles. Ne fakt, te gjitha keto menduam, kur paparazzi yne solli fotot e Jon Gjebrese, te realizuara vetem nje dite me pare ne kompleksin "Mai Tai." Ai eshte fotografuar, ndersa qendron buze pishines, ne shoqerine e dy vajzave simpatike dhe dy djemve te tjere. Me pas, kerkuam te mesojme dicka me shume ne lidhje me identitetin e vajzave, me deshiren per te zbuluar ndonje informacion rreth jetes private te djalit, te artistit te njohur. Dicka teper normale ne moshen e tij. Por nga kerkimet, mesuam se te dyja vajzat, qe ndodhen me Jonin jane shoqet e tij te ngushta, dhe... vetem kaq. Nderkohe, prane tij eshte edhe kusheriri, Besarti me te cilin duket se jane si vellezer, edhe per faktin se kane te njejten moshe. Pasi eshte kthyer nga pushimet familjare, Joni nuk ka mundur t'i rezistoje dot fteses se shokeve, per te kaluar nje pasdite ne pishina. Dhe Arditi, pikerisht prej afrimitetit, qe ka me te birin, duket se nuk e kufizon ne deshirat e moshes. Nga sa shihet edhe ne foto, ata jane nje grup i kendshem te rinjsh, qe krejt te pavemendshem, ndoshta as nuk e kishin menduar, se do te binin pre e objektivit te nje paparazzi. E natyrisht, kjo per shkak te pranise se Jonit. Por me ardhjen e vjeshtes, startimin e programit te ri te Arditit ne "Klan" dhe rikthimin e diteve te shkolles, as Joni nuk do te mendoje me per pushimet, sepse impenjime te shumta e presin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›