Masiela Lusha, shqiptarja e Hollivudit ne tre filma artistike
Tre projekte te tjera artistike per Masiela Lushen. Duket se 23-vjecarja, qe ka arritur te triumfoje ne boten e Hollivudit do te kete edhe ne vazhdim projekte te tjera interesante. Ajo eshte tashme pjese e ekipit te produksionit "George Lopez Show", dhe pritet qe te luaje ne tre filma te metrazhit te gjate e ne dy seriale. Sipas "Hollywod Reporter", Masiela Lusha, e cila e ka luajtur te bijen e Carmen, ne "The George Lopez Show", te kanalit ABC, ka krijuar me ekipin e saj nje kompani produksioni, me emrin "Illuminary Pictures", e cila po lobon per kater filma dhe nje projekt televiziv. President i marketingut te kesaj kompanie eshte zgjedhur Nick LoPicolo, i cili ka filluar te bisedoje per bashkeproduksione ne pese projekte te tij kinematografike. Eshte ai qe ben te ditur, se Lusha do te luaje ne seriale televizive si dhe ne tre filma artistike. Projektet televizive jane disa, mes te cileve edhe "Sweet Caroline", nje serial komedi i cili do te xhirohet me shume kamera. Skenari i ketij filmi eshte shkruar nga Jim Hope, qe ishte skenarist dhe producent i filmit "George Lopez". Kurse nga filmat artistike, Lusha pritet te luaj ne"On, Cupid", nje film- komedi per Krishtlindjet, me skenar te Mark Onspaugh, i cili flet per bijen e vetme te nje babadimri, e cila quhet Holly (Lusha. Po ashtu, Lusha pritet te luaje ne filmin "Angel Hair", qe do te punohet me regjine e Patrick Tatopoulos. Ky film ka ne qender nje cifute gjermane, (Lusha) qe lufton per mbijetese brenda kampit Ravenbruch gjate Luftes se Dyte Boterore. Kurse projekti i trete filmik eshte "Yellow Rose of Savona", nje film qe vjen me skenar te Anna Pernici dhe ka te beje me sakrificen, disfaten e pafajesise, dashurine, luften dhe tradhetine ne Italine e Musolinit. Projekte te tjera filmike jane edhe "Graf", nje tregim per te parin dhe te madhin e Zeppelins. Filmi ka ne qender Dr. Hugo Eckener, kapitenin e anijes, i cili beson se do ta ndryshoje boten me dashurie ndaj nje gruaje aristokrate. Skenari i filmit eshte punuar nga Michael Roman Rosales dhe Peter Loffredo. Te gjithe filmat kane nje buxhet prej 25 milion dollaresh, por buxheti i tyre pritet te rritet ne saje bashkeproduksioneve filmike.