Himara Droutsas pret Bollanon e Dulen
TIRANE-Ministri i Jashtem grek Dimitris Droutsas do te mbledhe faktet e fundit lidhur me vrasjen e te riut Aristotel Guma ne Himaresi dhe situaten e minoritetit grek ne Shqiperi kete ne nje takim qe do te zhvilloje sot ne mesdite me kryebashkiakun e Himares Vasil Bollano dhe liderin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.
Lajmin per Gazeta Shqiptare e ka konfirmuarministria e Jashtme greke. Porzedhenesi i se ciles nuk pranoi te jepte dje sqarime lidhur me kete takim.
Kreu i Bashkise se Himares Vasil Bollano dhe kreu i PBDNJ-se Dule e mbeshteten publikisht rebelimin e banoreve te Himares qe protestuan diten e vrasjes se te ndjerit Guma duke bllokuar per mbi 13 ore rrugen nacionale Vlore-Sarande ne fillim te muajit gusht. Menjehere pas takimit me Dulen e Bollanon ministri Droutsas pritet te mbledhe Keshillin Kombetar per ceshtjet e Jashtme per te diskutuar lidhur me marredheniet me Shqiperine Ballkanin dhe ceshtjen e Qipros. Kjo shprehet sot e perditshmja Gazeta Shqiptare konfirmon rendesine e takimeve me zyrtaret nga Shqiperia si dhe tensionin qe ekziston ne radhet e qeverise greke lidhur me ngjarjen e fundit.
Takimet ne ministrine e Jashtme zhvillohen vetem dy dite pas deklaratave te ashpra te shefit te qeverise greke Jorgos Papandreu i cili e konsideroi vrasjen e 35-vjecarit nga Himara Aristotel Guma si nje incident jo rastesor dhe shembull te shperthimit te nacionalizmit ne Shqiperi ndaj minoritetit grek.
Ministri Droutsas gjate nje interviste te dhene disa jave me pare per televizionin Sky e ka bere te qarte se Greqia distancohet nga te gjithe ata individe qe po e keqperdorin dhe po abuzojne me ngjarjen e rende. Droutsas vuri ne dukje se pala greke po kerkon me kembengulje te vihet ne vend drejtesia ne rastin e aksidentit ne Himare ku vdiq 35-vjecari Aristotel Guma.
Ngjarja e rende krijoi tensione edhe ne Shqiperi megjithate ministri i Jashtem shqiptar Ilir Meta kerkoi qe ajo te denohet dhe te mos perdoret per te nxitur konfliktet etnike.
35 vjecari Aristotel Guma humbi jeten gjate nje aksidenti naten e 12 Gushtit ne aksin qe lidh qytetin e Himaren me Himare Fshat. Policia e cilesoi aksidentin si vrasje me dashje nderkohe deshmitaret thane se para aksidentit disa te rinj nga Vlora u konfliktuar me fjale me njeri-tjetrin dhe se Guma u vra me dashje per shkak se fliste greqisht. Ngjarja perfshiu ne debat instancat me te larta te shtetit grek me ate shqiptar. Ndersa kreu i Kishes Ortodokse Shqiptare Kryepeshkopi Anastasi Janullatos e konsideroi si kercenim per bashkejetesen fetare ngjarjen. Ilir Muka autor i aksidentit vleresoi ne gjyq se ishte vetem nje aksident pa dashje.
d.b/BalkanWeb