E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e fleteve te votimit KQZ-ja vendos me 17 shtator

TIRANE-Vendimi per djegien e fleteve te votimit do te merret ne daten 17 shtator. Mbledhja me kete rend dite eshte njoftuar ne faqen zyrtare ne internet te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Me date 17.09.2010 diten e premte ora 1100 zhvillohet mbledhja e KQZ-se me kete rend dite Shqyrtimi i projekt-vendimit lsquoPer hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28.06.2009 thuhet ne faqen zyrtare ne internet te ketij institucioni.
Kreu i KQZ-se Arben Ristani ne nje interviste te dhene pak dite me pare per Gazeta Shqiptare deklaroi se asgjesimi i fleteve te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 eshte i vetmi destinacion ligjor i tyre. Ndersa shtoi se procesverbalet zgjedhore do te perfundojne ne Arkivin Qendror te Shtetit. Ai ka bere te qarte se ky nuk eshte qendrimi i tij personal por ajo cfare eshte sanksionuar qartesisht ne piken 6 te nenit 178 te Kodit Elektoral. Ne Kodin Zgjedhor ka nje nen 178 pika 6 qe percakton se materialet zgjedhore shkojne ne Arkivin e Shtetit ndersa fletet e votimit digjen - u shpreh Ristani. Nga ana tjeter nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi eshte pozicionuar kunder djegies se fleteve te votimit. Sipas saj deri ne marrjen e ketij vendimi ka nje kohe te mjaftueshme. Me duket absurde pasi nuk eshte emergjente. Asgjesimi i fleteve te votimit duhet te merret nga KQZ-ja vetem pasi Partia Demokratike dhe Partia Socialiste te bien dakord. Edhe zgjedhjet e pritshme vendore nuk jane pengese per asgjesimin e kutive te votimit duke sjelle ne vemendje faktin se duhen dhe 9 muaj deri ne mbajtjen e zgjedhjeve lokale - theksoi Subashi.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›