E Diel, 1 Nëntor 2026

Zedhenesja e Berishes Mehilli Ndryshimet ne Qeveri jane derguar dekretet tek Presidenti i Republikes

13-09-2010 / Gazeta 55

LSI i propozon kryeministrit Berisha ndryshime ne qeveri- iken Prifti ne kryen te METE-s Ilir Meta. Berisha Meta me kerkoi largimin nga MPJ per te qene me prane partise


Zedhenesja e kryeministrit Sali Berisha Erla Mehilli konfirmoi sot se jane derguar ne Presidence dekretet per emerimet e reja ne qeverine Berisha.
Kreu i qeverise Berisha ne perputhje me propozimet zyrtare te Levizjes Socialiste per Integrim i propozoi Presidentit te Republikes lirimin nga detyra te Ministrit te Jashtem zotit Ilir Meta dhe emerimin e zotit Meta ne detyren e zv/kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ne qeveri- u shpreh zedhenesja Mehilli duke iu referuar propozimeve te bera nga LSI-ja per ndryshimet ne kabinetin Berisha. Zedhenesja Mehilli vuri ne dukje se kryeministri Berisha i ka kerkuar gjithashtu presidentit lirimin e Edmond Haxhinastos nga detyra e zv/ministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe emerimin e tij ne detyren e ministrit te Jashtem si dhe lirimin nga detyra te ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti.
Kryeministri Berisha falenderon zotin Meta per kontributin e tij te vyer ne drejtimin e suksesshem te Ministrise se Jashtme dhe diplomacise shqiptare si dhe falenderon zotin Prifti per kontributin e tij te cmuar ne udheheqjen e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe reformave te rendesishme te ndermarra ne kete fushe- tha me tej zedhenesja Erla Mehilli.


Berisha pranon propozimet e LSI-se Reformatimi vec per kerkesat e aleateve jo ndryshime te tjera


Shefi i ekzekutivit Sali Berisha eshte prononcuar pak minuta me pare lidhur me propozimet e aleateve te Levizjes Socialiste per Integrim per reformatimin e kabinetit qeveritar. Berisha u shpreh se si kryeminister dhe si kryetar i PD-se do pranoje ndryshimet e propozuara. Kreu i qeverise kujtoi se nuk ka asnje motiv per te bere ndryshime vec atyre te kerkuara nga LSI. Shume muaj me pare kreu i LSI-se me ka shprehur shqetesimin se qenia minister i Jashtem nuk i jepte mundesi te mbante lidhjet me bazen e partise. 6 muaj me pare Meta kishte shtruar kerkesen qe te konsiderohej largimi i tij. I kerkova asokohe meqenese axhanda e jashtme ishte e rendesishme qe te ndiqej axhenda dhe ne nje moment te caktuar te rikonsiderohej- deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi gjithashtu se bashkepunimi me ministrin e Ekonomise Dritan Prifti ka qene mjaft pozitiv. Garantoj se reformat ne fushen e ekonomise me Priftin kane ecur me ritmet me te larta. Bashkepunimi me ekipin e tij ka qene shume pozitiv dhe meriton mirenjohje te plote- deklaroi me tej kryeministri Sali Berisha.


Propozimet/Iken Dritan Prifti ne kryen te METE-s Ilir Meta Edmond Haxhinasto ne postin e ministrit te Jashtem


Kryesia e LSI-se ka vendosur sot ne unanimitet emerimin e kreut te saj Ilir Meta si zv/kryeminister dhe minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ndersa ne postin e ministrit te Puneve te Jashtme eshte propozuar Edmond Haxhinasto


Levizja Socialiste per Integrim ka bere sot propozimet perkatese lidhur me ndryshimet ne qeveri te portofoleve ministrore te kesaj force politike. Propozimet u bene dhe u miratuan sot ne mbledhjen e kryesise se kesaj partie qe aktualisht gezon 3 portofole ministrash ne kabinetin e Berishes. Sekretari i Pergjithshem ne LSI Luan Rama tha se kryesia propozoi largimin e ministrit aktual te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes METE Dritan Prifti. Kryesia ne unanimitet ka vendosur qe kreu i LSI-se Ilir Meta te emerohet zv/kryeminister dhe minister i Ekonomise Dritan Prifti te largohet nga ky post nderkohe qe minister i Jashtem eshte propozuar Edmond Haxhinasto. Ndryshimet vijne si nje proces per angazhimin e LSI ne te gjitha nivelet- tha Rama. Propozimet per ndryshim do ti cohen kryeministrit Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›